Udhëtimi i Kylie Jenner për në Francë acaroi njerëzit

Udhëtimi i Kylie Jenner për në Francë acaroi njerëzit

Postimi i fundit i Kylie Jenner në Instagram, ku tregon se është në Francë nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit e saj, njofton Insajderi.

Për ata është shqetësues fakti sa moskokëçarëse po tregohet për faktin se bota po kalon nëpër një pandemi vdekjeprurëse.

Në një memorandum në Kaliforni, qytetarët u këshilluan që të kufizonin udhëtimet. “Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19, kalifornianët nuk duhet të udhëtojnë në distanca të konsiderueshme dhe duhet të qëndrojnë afër shtëpisë sa më shumë që të jetë e mundur,” shkruhej në memorandum.

Po kështu, qytetarët u njoftuan që nëse udhëtonin, duhet të mbanin gjithnjë maska në publik dhe të qëndronin larg njerëzve që nuk jetojnë me ta. Por Kylie u pa në shoqëri të miqve me të cilët ajo nuk ndanë një kulm.

“Kylie në Paris në mesin e një pandemie globale është gjëja më injorante që ka bërë ndonjëherë”, shkruan një përdorues në Tëitter.

“Pse është Kylie në Paris duke u hequr sikur s’po ndodh asgjë”, shkruan një tjetër.

“Kylie shkon në Paris ndërkohë që pjesa tjetër e vendit nuk mund të udhëtojë apo të vizitojë familjen për shkak të kufizimeve”, ishte një tjetër postim.

Por ajo dhe familja e saj e madhe, nuk i kanë ndalur udhëtimet brenda SHBA, gjë e cila u prit njëjtë nga shumë njerëz që kritikonin familjen për pakujdesi. /Insajderi.com

Burimi: Cosmopolitan