Para pak ditësh, në media të shumta u raportua për udhëtimin e Marina Vjollcës dhe bashkëshortit të saj reperit, Getoar Selimit, drejt Milanos në Itali, njofton Insajderi.
Ata zgjodhën të qëndronin në “Armani Hotel”, një vend i sofistikuar në zemër të Milanos.
Pak qejf e shumë punë mund të thuhet, sepse moderatorja e suksesshme, ka ‘goditur’ një kontratë me markën italiane, “Elisabetta Franchi”.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, zbuloi se ajo tani do të jetë një ambasadore e “Elisabetta Franchi”, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
“E nderuar dhe e lumtur në ekstrem”, ka shkruar Marina teksa ka ndarë lajmin me ndjekësit.
View this post on Instagram
Në paraqitjet e saj televizive, moderatorja jo rrallë herë është parë me veshjet e kreatores italiane, linjat e së cilës përfshijnë aksesorë, çanta dhe këpucë.
Marka është e pranishme në 84 butikë në vende të shumta të botës. /Insajderi.com