Unikkatil dhe 2po2 flakin fenë, politikën dhe paratë

Unikkatil dhe 2po2 flakin fenë, politikën dhe paratë

Kënga e re e Unikkatil dhe 2po2 është një thirrje për me “majt kryt nalt” para çdo gjëje që të pengon në jetë e këtë në video e kanë shpërfaqur nëpërmjet 5 fenomeneve.

Në video, e cila është e para në karrierën e Unikkatil-it,  është një personazh i cili udhëton siç duket nëpër pjesë të ndryshme të realitetit kosovar e në fund i flakë ato.

flak1

Insajderi ka “transkriptuar” përbërjen e videos së këngës “Kryt Nalt” që duket të jetë një thumbim i ashpër i realitetit kosovar.

E para është dhoma e religjionit. Një hoxhë dhe një prift teksa i indoktrinojnë një fëmijë, e që lidhet me një nga temat më të përfolura në shoqërinë kosovare, që kanë quar në bërjen e vendit të lidhur me fenë dhe ekstremizmin e saj.

flak2

Dhoma e dytë është ajo e politikës. Një lider me një grumbull qytetarësh të cilët mbajnë në duar pankarta “Parti Lider, Jemi gati kurdoherë” që të kujton kohën e komunizmit në Shqipëri kur udhëhiqte Enver Hoxha, apo “Jemi me kry punë” që lidhet me moton e zgjedhjeve të kaluara të partisë së Behxeht Pacollit, “Na kryejmë punë”.

flakapol

 

Një i pasur me tri femra dhe shumë para, gjendet në dhomën e tretë. Një skenë e parë shumë herë në videoklipet e kolegëve të Unikkatilit dhe 2po2 të cilët shesin famë, femra dhe para në muzikën dhe videot e tyre.

flakpare

Dhoma e katërt është dhoma e punëtorëve, një prej të cilëve nuk ka mundësi as të flas me fëmijën e tijë. Arsyeja: shefi, një personifikim i sistemit të përfolur si shtypës ndaj punëtorit.

flak5

Në murin e dhomës së pestë, është një fotografi e një ushtari të UÇK-së, e cila shikohet nga një nënë me dy fëmijë. Lidhet me realitetin e fundit, debati mbi vlerat e luftës.

flak6

Por, përderisa personazhet në të katër dhomat mbyllen brenda tyre duke mos i lënë të dalin jashtë, personazhet e dhomës së pestë janë të lirë.

Menaxhmenti i Viktor Palokës aka Unikkatil, ka thënë për Insajderin se reperi nuk ka marrë pjesë në realizimin e videos, skenarin dhe regjinë e së cilës e ka bërë Fatmir Muja.

“Viktori s’ka të bëjë asgjë me videon. Është plan i ekipit të Besit (2po2 v.j)”, ka thënë Kristian Paloka.

Por kur Insajderi ka pyetur nëse Unikkatil e ka parë videoklipin dhe pajtohet me skenarin dhe regjinë e tij, Paloka ka pohuar.

Megjithatë kjo nuk ka rëndësi, pasi Unikkatil ka shprehur shpeshherë revoltën me shumë ngjarje të cilat kanë ndodhur në Kosovë dhe shpeshherë është quar kundër tyre nëpërmjet teksteve dhe muzikës së tij./Insajderi.com