Shumë shpejt pritet të publikohen datat e turneut evropian të reperit kosovar, Unikkatil.

Reperi Unikkatil ka kërkuar ndihmën e fansave për të realizuar dizajnin më të mirë për të, meqë është duke planifikuar një turne në Evropë.
Por për të nxjerrë më të mirën, reperi ka kërkuar ndihmën e fansave të tij duke ju dhënë mundësi të shprehin talentin e tyre.
Për këtë, reperi ka menduar disa shpërblime, kurse kriteret e tij janë mjaft të arsyeshme.
Dizajni duhet të paraqes muzikën e Unikkatilit në një formë kreative, por mund të posedojë edhe ndonjë pjesë të teksteve të tija. Gjithashtu kërkohet që dizajni të jetë ide origjinale. /Insajderi.com