Urimin më të bukur për ditëlindje Dhurata Dora e mori nga Poem Blu

Urimin më të bukur për ditëlindje Dhurata Dora e mori nga Poem Blu

Gjatë ditës së djeshme, Dhurata Dora festoi ditëlindjen e saj, këtë fund vit që ishte shumë i suksesshëm për të, njofton Insajderi.

Por mes urimesh të panumërta nga familjarë, miq, kolegë e fansa mund të themi që urimi i Sarës, Ledrit dhe Poem Blu ishte më i ëmbli.

Sara Hoxha postoi një foto të Poem Blu ku kishte veshur një pampers që i kishte dhuruar këngëtarja.

Ishte një pampers që vetë Dhurata ka shkruar për Poem Blu, para se ajo të vinte në jetë. Gjatë festës së baby shower-it, Sara ju dha gjithë mikeve të saj nga një pampers dhe ato lanë nga një shënim për vogëlushen.

Përkrah fotos së Poem Blu, Sara ka shkruar këto fjalë për Dhuratën: “Në ditën tënde speciale ne veshëm pampersin tënde teze. Gëzuar ditëlindjen, të duam shumë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora)

Në anën tjetër, Dhurata Dora shënoi ditëlindjen e saj me një postim në Instagram. Këngëtarja u shpreh shumë e lumtur që po festonte ditëlindjen një ditë pas publikimit të këngës “Harrom” që rezultoi shumë e suksesshme.

Dhe asgjë nuk mund të ishte më bukur se kaq. /Insajderi.com