Ushqimet kryesore që ju ndihmojnë të merrni ngjyrë në plazh

Ushqimet kryesore që ju ndihmojnë të merrni ngjyrë në plazh

Kur mendojmë për rrezitjen, ngjyrën e lëkurës që duam të marrim gjatë verës, ushqimi nuk është gjëja e parë që na shkon në mendje. Megjithatë, është ushqimi ai që luan rolin përfundimtar kur bëhet fjalë për këtë.

Dr. Joseph S. Takahashi, ekspert i neuroshkencës në Universitetin e Teksasit na tregon për ushqimet të cilat afektojnë aftësinë e lëkurës për të marrë ngjyrë të mirë dhe për të na mbrojtur nga rrezet UV.

Boronicat – të pasura me antioksidant, veprimi i tyre shtohet pas ekspozimit në diell. Preferohen boronicat e egra, sepse tek to vitamina C, ndikon në parandalimin e rrudhave që formohen nga një ditë e kaluar në diell.

Shalqiri – është prej frutave që përmban më së shumti ujë. Përpos kësaj është i pasur me likopen, i cili ju lejon të merrni ngjyrë më të fortë se sa përmes kremave për rrezitje.

Frutat e thata – falë pranisë së yndyrnave Omega 3, parandalojnë inflamacionin e lëkurës.

Karrotat – janë prej perimeve më të mira për rrezitje, e për këtë ndikon përmbajtja e betacarotene.

Çaji i gjelbërt – për shkak të përmbajtjes së epigallocatechin parandalon rrezikun e ekspozimit të lëkurës ndaj rrezeve UVA./Insajderi.com