9 ushqime që mund t’ju shkaktojnë fryrje në stomak dhe cilat janë ato
Një prej situatave më të sikletshme është të ndjesh barkun të fryrë, por për fat të keq kjo është një gjë e përhapur. Më poshtë, një listë me 9 ushqime që mund të shkaktojnë fryrje:
- Uji me gaz
E vërteta është se çdo pije me gaz mund të shkaktojë ënjtje të përkohshme të barkut.
- Ushqime dietike
Ky lloj i ushqimit është i mirë për njerëzit me diabet, por për ata që përpiqen të humbin peshën nuk janë me të vërtetë opsioni më i mirë, pasi shumica prej tyre përmbajnë dy herë më shumë yndyrë dhe shumë ëmbëlsues artificialë, të cilët mund të shkaktojnë fryrje të barkut.
- Çamçakëz
Kur përtypim, përfundojmë duke gëlltitur ajrin, që shkakton rritjen e gazit në stomak, duke shkaktuar presion dhe siklet.
- Kokoshka
Ky ushqim shkakton ënjtje abdominale nëse konsumohet me kripë të mjaftueshme, sepse në realitet kokoshka është e pasur me fibra, gjë shumë e mirë për ata që duan të humbin peshë.
- Shkopinj të drithërave
Jo të gjithë shkopinjtë e lëndojnë trupin tonë. Në të vërtetë, vetëm ato që përmbajnë përbërës jo-natyralë, siç janë sheqeri i përmbysur ose ëmbëlsuesit si sakarina dhe sorbitoli.
- Embëlsues
Të gjitha produktet që përmbajnë sukralozë, saharinë, sorbitol, ksilitol, matitol dhe maltitol, si ëmbëlsues, mund të shkaktojnë ënjtje të barkut, pasi ato kërkojnë tendosje shtesë në stomak për tretje, duke prodhuar gaz për shkak të fermentimit bakterial.
- Qumështi dhe derivatet
Ënjtja barkut në lidhje me konsumin e qumështit dhe derivateve të tij ndodh vetëm kur ka një intolerancë laktoze.
- Misër
Për shkak të përqindjes së lartë të niseshtesë së pranishme në misër, ky është një nga ushqimet që mund të shkaktojnë ënjtje të barkut.
- Brokoli
Ky ushqim është i preferuar në dietat, megjithatë, duke qenë i pasur me hekur dhe proteina, mund të shkaktojë gazra që përfundojnë në fryrjen e stomakut.