Ushtaraku britanik Martin Browning rikthehet në Kosovë pas 21 vitesh, na zbulon diçka të bukur për Arta Dobroshin

Ushtaraku britanik Martin Browning rikthehet në Kosovë pas 21 vitesh, na zbulon diçka të bukur për Arta Dobroshin

Një material i përgatitur në emisionin Ora 7 në Klan Kosova, na prezanton ushtarakun britanik Martin Browning.

Dy dekada pas përfundimit të luftës Browning, po kërkonte përkthyesit e tij të dikurshëm, vëlla e motër, Genci dhe Arta. Ai i dinte vetëm emrat dhe asgjë më shumë, dhe më në fund ata u gjetën.

Bëhet fjalë për aktoren tashmë të dëshmuar në rrafshin ndërkombëtar, Arta Dobroshin dhe vëllain e saj, Genc Dobroshin.

Browning, tejet i gëzuar që arriti të gjejë dy përkthyesit e tij thotë se nuk kanë ndryshuar shumë, përveç faktit se Arta është shtatzënë.

“Kur u takuam ishte e çuditshme sepse ai duket pothuajse njëjtë, por dikur nuk kishte flokë sepse i rruante, ndërsa Arta duket pothuajse njëjtë, përveç faktit që ajo është shtatzënë, por i njoha të dy”, thotë ushtaraku, duke zbuluar ndoshta edhe pa dashje shtatzëninë e Artës.

Aktorja në fakt nuk ka prezencë në rrjete sociale, dhe jetën personale e ka mbajtur jashtë syve të publikut, por ajo si duket po bëhet nënë së shpejti.

E në anën tjetër, aktorën do ta shohim në rolin e Florianës në serialin “Gangs of London”. /Insajderi.com

Ora 7 – Martin Browning, ushtaraku britanik takim me Arta dhe Genc Dobroshin, 21 vite pas çlirimit – Klan Kosova

Ora 7 – Martin Browning, ushtaraku britanik takim me Arta dhe Genc Dobroshin, 21 vite pas çlirimit – Klan Kosova Dita e hënë në Klan Kosova vjen me shumë rrëfime të bukur dhe plot emocione. Është gazetari Milot Hasimja, ai i cili ju sjell një histori interesante që na kthen 21 vite. Dy dekada pas përfundimit të luftës një ushtaraku britanik Martin Browning, po kërkonte përkthyesit e tij të dikurshëm, vëlla e motër. Ai i dinte vetëm emrat dhe asgjë më shumë, dhe më në fund ata u gjetën. Është fjala për aktoren tashmë të njohur Arta Dobroshi dhe Genc Dobroshi. Pamje edhe nga Associated Press

Gepostet von Ora Shtate nê Klan Kosova am Montag, 22. Juni 2020