Milica Spasic, 21 vjeçe nga Valjevo, Serbi, nisi të tregojë format e saj në Instagram në fillim të vitit dhe deri atëherë ka mbledhur 10 000 fansa të dedikuar. Ushtarja" />

Ushtarja serbe 21 vjeçe, bëhet hit në Instagram me fotot me uniformë

Ushtarja serbe 21 vjeçe, bëhet hit në Instagram me fotot me uniformë

Milica Spasic, 21 vjeçe nga Valjevo, Serbi, nisi të tregojë format e saj në Instagram në fillim të vitit dhe deri atëherë ka mbledhur 10 000 fansa të dedikuar. Ushtarja serbe po bëhet e famshme ne Instagram duke postuar fotot e saj me uniformë, apo dhe pa shumë rroba në mediat sociale.

Milica shërben në misionet paqeruajtëse dhe të ndihmës humanitare, ndërsa shkruan në profilin e saj se jeta i ndryshoi kur më në fund u pranua në ushtri.

Në një nga fotot bukuroshja duket me veshje kamuflazhi teksa shikon nga kamera. Në një tjetër ajo shihet me kapele ushtarake ndërsa në një tjetër flokët e zeza i bien mbi uniformë.

Por Milica di të “nxehë” ndjekesit e saj teksa shfaqet e shtrirë në krevat me të brendshme. Me qindra komente e komplimentojnë atë për pamjen dhe e falenderojnë për shërbimin e vlefshëm ushtarak. Një prej tyre thotë: “Je shumë e bukur”, ndërsa një tjetër “Ushtria serbe qenka shumë e bukur”.