Ushtroi dhunë ndaj saj – dënohet me burg ish i dashuri i Hayden Panettiere

Ushtroi dhunë ndaj saj – dënohet me burg ish i dashuri i Hayden Panettiere
Burimi i fotografisë: Eric Charbonneau/Shutterstock

Ish i dashuri i aktores Hayden Panettiere, Brian Hickerson është dënuar me 45 ditë burg, shkruan PEOPLE, transmeton Insajderi.

Hickerson nuk kundërshtoi dy akuza krimi për plagosjen e aktores, konfirmoi Zyra e Prokurorit të Rrethit në Los Anxhelos. 31-vjeçari duhet të fillojë vuajtjen e dënimit më 7 maj.

Përveç kohës së burgosjej, Hickerson u dënua me katër vjet provë zyrtare, 52 klasa të dhunës në familje, 500 dollarë në dëmshpërblim dhe një urdhër mbrojtje pesë-vjeçar. /Insajderi.com