Vajza e Adriana Matoshit debuton në muzikë

Vajza e Adriana Matoshit debuton në muzikë

Vajza e aktores Adriana Matoshi, nuk është krejtësisht e panjohur për publikun. Në vitin 2019, fotot e Kaonës, që po shkonte në mbrëmjen e maturës, u bënë virale në rrjetet sociale, njofton Insajderi.

Kjo për faktin, se ajo zgjodhi një mënyrë krejt të pazakontë dhe një veshje të veçantë. Kaona shkoi në mbrëmjen si një Hirushe e kohëve moderne, e veshur me një fustan blu dhe një karrocë që po e shoqëronte.

Tani gati dy vjet më vonë, Kaona është fokusuar në artin duke zgjedhur muzikën, dhe ajo sapo bëri debutimin e saj.

Jo më një hirushe, por një vajzë që pëlqen festat e çmendura me shoqëri, ajo vjen më këngën “Bompa”.

Më poshtë mund të ndiqni këngën e parë të Kaona Sylejmanit. /Insajderi.com