Vajza e Emina Çunmulajt në veshje tradicionale për t’u mësuar miqve traditat shqiptare

Vajza e Emina Çunmulajt në veshje tradicionale për t’u mësuar miqve traditat shqiptare

 

Ish-modelja, Emina Çunmulaj që ka vjet që jeton në Amerikë, është nënë e dy vajzave të cilave që në vegjëli u ka mbjellë dashurinë për kombin shqiptar, njofton Insajderi.

Në moshën e adoleshencës, Emina u shpërngul në Amerikë dhe që atëherë ajo ka krijuar karrierën e saj atje duke u martuar më vonë edhe më biznesmenin iranian, Sam Nazarian.

Por çdo vit, modelja udhëton drejt Malit të Zi për pushime verore, e kësaj here as pandemia nuk e ndaloi të kryente traditën e saj.

Së fundmi ajo ndau një video të vajzës së madhe e cila shihet e veshur me një kostum tradicional shqiptar. Kjo vjen edhe si befasi për ndjekësit e saj, meqenëse Emina, ka shumë kohë që nuk poston fotografi ose video me fëmijët e saj në rrjete sociale.

Por Ella në veshjet tradicionale në kuadër të një aktiviteti shkollor, ishte shumë e bukur por të mos u ndarë me ndjekësit.

“Malsorja e mamit”, shkruan modelja në videon që ka ndarë, duke shtuar më pas, “Duke u mësuar miqve në shkolle për vallëzimin popullor të Shqipërisë”. /Insajderi.com