Vajza e ish-presidentit të SHBA-ve kalon pushimet në Shqipëri

Vajza e ish-presidentit të SHBA-ve kalon pushimet në Shqipëri

Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kaluar pushimet këtë verë në Shqipëri.

Eksperti i turizmit, Auron Tare tregoi në emisionin “Opinion” se Ivanka ndodhej në Shqipëri në muajin korrik në një vizitë private, ku ka qëndruar për 6 ditë.

Tare tregon se Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare, ndërsa në Përmet ka vizituar kishën e Leusës.

Eksperti i turizmit tha se gjatë kohës që vajza e ish-presidentit të SHBA askush nuk e njohu.

Ai më tej tha se Shqipëria i është dukur shumë interesantë dhe padyshim që i ka pëlqyer.

“Kanë ndenjur 5-6 ditë. Erdhën nëpërmjet një mikut tim dhe qëndruan në jaht dhe jo hotel. I pëlqeu sigurisht, Shqipëria është interesante. Para se të iknin në Korfuz, erdhën në Butrint dhe vende si Butrinti janë vende të jashtëzakonshme për t’i dhënë një tjetër mesazh këtyre njerëzve”, tha ai.

Ivanka Trump shoqërohej nga Jared Kushner së bashku me disa personazhe të tjerë midis së cilëve ka qenë edhe Naser Al Kalif.

Naser Al Kalif është presidenti i PSG-së klubit më të pasur të globit dhe një prej njerëzve më të pasur./Insajderi.com