Aktorja amerikane, Tayna Roberts e njohur për rolet e saj në filmin e Agjentit 007, “A View to a Kill” dhe në sezonin final të “Charlie’s Angels”, ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Lajmin për vdekjen e saj e dha miku dhe agjenti i saj, Mike Pingel, që e quajti atë “personin më të ëmbël që mund ta takonit”.
Roberts humbi ndjenjat teksa po shëtiste qentë e saj në ditën e 24 dhjetorit, dhe u shtrua në një spital të Los Angeles.
Nuk u dha një shkak për vdekjen e saj, mirëpo sipas “Hollywood Reporter”, nuk kishte lidhje me COVID-19. /Insajderi.com