Vajza e këngëtares Madonna është përzgjedhur nga Stella McCarney për të qenë ‘fytyra’ e koleksionit të ri të firmës Adidas

Vajza e këngëtares Madonna është përzgjedhur nga Stella McCarney për të qenë ‘fytyra’ e koleksionit të ri të firmës Adidas

Bashkëpunimi i Stella McCartney’t me Adidas filloi në vitin 2004 dhe vazhdon deri tash. Dukë ndërthurur performancat inovative të teknologjisë me estetikën e pastërt të saj, për 16 vitesh, ajo ka krijuar stile të reja, që nga rrobat për ushtrime dhe për vrapim deri te ateletet e reja të cilat shtyejnë kufinjtë e zakonshëm të aksesorëve sportiv.

Në koleksionin e fundit me markën Adidas, dizajnerja e ka ndarë në dy pjesë; pjesa e parë përfshin artikuj sportiv për ushtrime ndërsa e dyta që do të dalë muajin tjetër do të përmbajë syze, këpucë dimri, xhaketa të trasha me motive leopardi, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

I gjithë ky koleksion ka një dedikim të veçantë për ambientin, sepse shumica e këtyre artikujve janë të bërë nga materiale të recikluara.

Vajza e Madonna’s Lourdes Leon dhe talente të tjerë kreative, do të jenë pjesë e kampanjës, ku ajo do të jetë bashkëpunëtore e regjisë në disa imazhe dhe filma të shkurtër bashkë me Anna Pollack.

“Unë e njoh Lolën (Lourdes) prej që ajo ishte fëmijë dhe të bashkëpunoj me të, erdhi shumë natyrshëm,” tregon McCarney lidhur me kampanjën.

Lorde në anën tjetër flet për hapësirën kreative që i ishte dhënë nga Stella.

“Ishte një gjë shumë e mirë, sepse Ana dhe unë kishim mundësinë të krijojmë gjëra që reflektojnë autenticitetin e punës me një kolektiv të miqve që na mbështesin dhe ndajmë të njejtat vlera.”

Pjesa e parë e këtij koleksioni është lansuar sot, ndërsa pjesa dimërore do të dalë me 17 shtator./Insajderi.com