Vajza e Michael Jackson flet për akuzat ndaj tij si abuzues i fëmijëve

Vajza e Michael Jackson flet për akuzat ndaj tij si abuzues i fëmijëve

Paris Jackson, vajza e një prej figurave më të famshme në botën e muzikës, ka mohuar akuzat sipas të cilave, i ati ka abuzuar fëmijë.

Paris, e cila është aktore dhe modele, ka thënë në një intervistë të rrallë, se ai ishtë një prind i mirë dhe i zakonshëm dhe se sipas saj të gjitha akuzat janë gënjështra, raporton The Sun, shkruan Insajderi.

Ajo mes të tjerash thotë se babai i saj është keqkuptuar dhe se ai ishte i pafajshëm, por shumë njerëz e xhelozojnë dhe tentojnë të përhapin thashëtheme për të.

“Njerëzit që nuk e duan, do të bënin gjithçka që të rrënojnë imazhin e tij, të e dërgojnë në gjykatë, të marrin para prej tij. Shumica e akuzojnë sepse duan të marrin diçka prej tij. Unë do ta mbroj gjithmonë.”

Michael Jackson ishte shpallur i pafajshëm në të gjitha akuzat kundër tij./Insajderi.com