Vajza e Trumpit ia huq me postimin e saj, mediat e kritikojnë ashpër

Vajza e Trumpit ia huq me postimin e saj, mediat e kritikojnë ashpër

Ivanka Trump uroi nëpërmjet mediave sociale kryeministrin e Etiopisë, por bëri një gabim në drejtshkrim.

Vajza e presidentit amerikan shkroi në postimin e saj në Instastory: “Urime kryeministrit Abiy Ahmed për çmimin ‘Noble’ të Paqes dhe për punën e bërë për paqen dhe pajtimin me fqinjin tuaj, Eritrean”

Por ndjekësit e kapën menjëherë gabimin duke i dërguar një lumë kritikash vajzës së presidentit.

Në vend të fjalës Nobel, Ivanla kishte shkruar Noble dhe kjo mjaftoi që të bëhej lajm në të gjitha mediat e huaja.