Vajza e vetme e Eli Farës i jep fund fejesës me biznesmenin shkodran pas gjashtë muajsh

Vajza e vetme e Eli Farës i jep fund fejesës me biznesmenin shkodran pas gjashtë muajsh

Vajza e vetme e këngëtares Eli Fara, Marina Fara, para gati gjashtë muajsh më parë bëri publike lidhjen me partnerin e saj, biznesmenin e një rrjeti restorantesh dhe hotelesh nga Shkodra, Alis Hysa.

E burime të afërta me çiftin zbulojnë për “Panorama” se ata të dy janë ndarë, njofton Insajderi.

Burime për “Panorama Plus” treguan se Marina dhe Alis ishin njohur nëpërmjet një mikeshe të përbashkët, ndërkohë që udhëtuan drejt Dubait, bashkë me vëllain e tij boksier, Nelson Hysa, i cili e bëri këtë udhëtim për ditëlindjen e bashkëshortes së tij.

Akoma nuk dihen arsyet e ndarjes së çiftit të cilët para pak ditësh ishin së bashku për pushimë në Dubai. Madje u përfol se ata të dy kishin nisur përgatitjet për një dasmë tradicionale, që pritej të mbahej në Shkodër.

Kujtojmë që kohë më parë mamaja e Marinës, Eli Fara në një intervistë për Ardit Gjebrean, për herë të parë foli për lidhjen e saj në moshë të vogël, martesën, problemet e bashkëshortit me ligjin, divorcin dhe jetën si nënë e vetme. /Insajderi.com