Vajzat e “Për’puthen” do të mund të zënë vendin e Bora Zemanit – të paktën përkohësisht

Vajzat e “Për’puthen” do të mund të zënë vendin e Bora Zemanit – të paktën përkohësisht
Burimi i fotografisë: SS: Top Channel/Youtube

Puntatën e sotme të “Për’puthen” e nisi Arjan Konomi për të njoftuar të gjithë shikuesit se Bora Zemani do të mungonte për disa ditë. Kjo për arsye se ajo është infektuar me virusin COVID-19, njofton Insajderi.

Konomi i uron të shkuara moderatores duke i lënë vendin Ana Kaurit e cila zuri rolin e saj. Deri në rikthimin e Zemanit, të gjitha vajzat do të kenë mundësinë të bëjnë rolin e saj në emision.

Edhe autorja e emisionit OlsaMuhameti ka publikuar këtë pjesë në Instagram dhe ka shkruar: “Na mori malli që sot. Të shkuara!”.

Postimin e autores së formatit e ka ripostuar Bora duke shkruar: “Unë do çmallem çdo ditë duke ju ndjekur në televizion”.

Arjani gjithashtu ndau se Bora Zemani është në gjendje të mirë shëndetësore por deri sa ajo të kthehet të zë vendin e saj, roli i moderatores është i sigurt në duart e vajzave. /Insajderi.com