Valdrin Sahiti reagon pas kritikave se nuk flet shqip me vajzën

Valdrin Sahiti reagon pas kritikave se nuk flet shqip me vajzën

Kreatori i njohur, Valdrin Sahiti herë pas here publikon video në rrjete sociale me vajzën e tij, Bella. Babë e bijë shihen në një raport shumë të shëndetshëm dhe komunikativ.

Videoja e fundit si duket ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve kur dëgjuan të dy duke biseduar në gjuhën angleze.

Kjo nxiti edhe një reagim nga ana e Valdrinit i cili me një ton ironizues i siguron të gjithë se Bella di të flasë shqip dhe se është e sigurt në duart e prindërve të saj.

“Njerëz të dashur që jeni shqetësuar për të folurën e vajzës sime në gjuhën angleze. Ju siguroj që është në duar të sigurta dhe nuk ka asnjë problem me gjuhën shqipe. Madje dhe gjyshërit i ka me titullin Dr.Prof. Faleminderit për shqetësimin tuaj por arsimi jonë ndër breza është në një nivel të lartë. Mënyra se si flasim mes nesh është thjeshtë një qejf i joni dhe nuk i japim llogari askujt”, shkruan Valdrini./Insajderi.com