Valdrin Sahiti vaksinohet kundër COVID-19 në Shqipëri

Valdrin Sahiti vaksinohet kundër COVID-19 në Shqipëri

Kreatori i famshëm, Valdrin Sahiti ka njoftuar se ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19, njofton Insajderi. Inokulimi u bë në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij  në Instagram. Ai publikoi një fotografi të dokumentacionit që dëshmon marrjen e vaksinës.

Doza e parë e vaksinimit u injektua me 20 prill, ndërkaq sipas protokollit dozën e dytë, kreatori do ta marrë me 20 qershor. /Insajderi.com