Valdrin Sahiti zgjodhi që për ditëlindje të bashkëshortes të ndante një lajm të mirë

Valdrin Sahiti zgjodhi që për ditëlindje të bashkëshortes të ndante një lajm të mirë

Bashkëshortja e Valdrin Sahitit, Edita Ramadani feston ditëlindjen sot, dhe nga të gjitha urimet që kreatori i ka bërë në rrjete sociale, ky i fundit ishte më i veçanti, njofton Insajderi.

Ai ndau një fotografi të familjes, dhe njoftoi të gjithë ndjekësit e tij se familja e tij po rritet. Çifti po presin fëmijën e dytë në jetë.

Valdrini dhe Edita mirëpritën fëmijën e parë, një vajzë me emrin Bella, në prill të vitit 2018, dhe shumë shpejt vogëlushja do të bëhet motra e madhe.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të Valdrin Sahitit në Instagram. /Insajderi.com