Van Gaal nuk i pranon kritikat e legjendës së klubit

Van Gaal nuk i pranon kritikat e legjendës së klubit

Trajneri i Manchester United, Louis van Gaal e ka akuzuar ikonën e klubit, Paul Scholes, për komentet që ikona e klubit nga Manchesteri ka bërë rreth skuadrës së djajve të kuq.

Arsyeja e kësaj është se Van Gaal thotë se kritikat e Scholes për stilin e lojës kanë krijuar përshtypje të keqe te tifozët.

”Në Angli kanë më shumë rëndësi rezultatet se sa paraqitjet, derisa Scholes ka filluar të jetë nën ndikimin e tifozëve”, deklaroi tekniku holandez.

Gjithsesi, Van Gaal shprehet se ai e ka punë të merret me skuadrën apo futbollistët dhe nuk është i përqendruar tek ato që tifozët thonë.

”Megjithatë, çdo kush mund të shpreh mendimin e tyre, por mua më pengon atmosfera negative e tifozëve ndaj meje”, përfundoi trajneri i Manchester Unitedit.

Manchester Unitedi do te ndeshet me Sunderlandin në udhëtim këtë fundjavë, të shtunën me fillim prej orës 13:45.