Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore bëri publike disa foto dhe video në Facebook që tregojnë dy kolona të fasadës së fontanës monumentale të Nimfeut të Apolonisë, të cilat janë shkatërruar nga njerëz të paidentifikuar ende, njofton Insajderi.
“Pasi shkatërruan qytetet mitike ilire me taban pellazg, tashmë frymë të errëta vazhdojnë shkatërrimin e Parqeve Arkeologjike të mbetura. Monumenti i Nimfeut në parkun e Apolonisë dhe një platformë e lashtë çesme është thyer e dëmtuar rëndë. Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve, Instituti i Arkeologjisë kanë patur dijeni për këtë ngjarje, duke qenë se Instituti Arkeologjik ka stafin e vet brenda Parkut të Apolonisë dhe përfaqësues të tij janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Kjo mosvëmendje duhet dënuar me shkarkime dhe burgosje sepse ky krim përbën një vepër të rëndë penale, vrasjen e historisë dhe shpirtit të Kombit. Ka ardhur koha të ruhen me armë këto pasuri sepse armiqtë janë po të tillë barbarë si të 2000 viteve më përpara. Kërkoni në shtëpitë e disa ish politikanëve e hajdutëve të tjerë që prokuroria i njeh mirë, dhe do të gjeni artefakte pa fund te vjedhura edhe nga qyteti i Dimalit, kalave të Mbolanit, Mbjeshovës e shumë vendbanimeve të ilirisë antike!”, shkruhen në postimin e Forumit.
Nuk i hiqet presje:
Gepostet von Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore am Samstag, 13. Juni 2020
Qyteti antik, jo larg Fierit, përbën një nga gjurmët më të hershme arkeologjike të kulturës së lashtë ilire. Si një qytet i mirëfilltë, Apolonia u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë, ndërkohë që gjurmët arkeologjike u zbuluan në fillim të shekullit XIX. /Insajderi.com