Vanessa Bryant kujton herën e parë kur takoi bashkëshortin e ndjerë, Kobe Bryant

Vanessa Bryant kujton herën e parë kur takoi bashkëshortin e ndjerë, Kobe Bryant

Që nga momenti i parë që e pa, Vanessa Bryant e dinte se Kobe Bryant ishte i duhuri për të. Këtë të premte, e veja e yllit të basketbollit festoi 21 vjetorin e herës së parë që ajo takoi atë. Vanessa publikoi në fotografi të përbashkët ku shihen të përqafuar në Disneyland, njofton Insajderi.

“Dashuri në shikim të parë”, shkroi ajo nën fotografinë duke vendosur edhe datën 27 nëntor 1999.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kobe Bryant (@kobebryant)

Kobe dhe Vanessa u martuan në vitin 2001 dhe sollën në jetë katër vajza, Natalia, Bianka dhe Capri.

Gianna që po udhëtonte me të atin humbi jetën në aksidentin tragjik me helikopter këtë janar ku mbetën të vdekur edhe shtatë persona tjerë. /Insajderi.com