Ka kohë që reperi, Don Xhon dhe Finem janë duke e vazhduar përplasjen virtuale, shkruan Insajderi.
Kjo po ndodh që nga dalja e reperit nga Drenica në skenë ku muaj më parë u përfol edhe një sherr i supozuar mes tyre që doli të mos kishte ndodhur asnjëherë.
Ata kanë mohuar një përplasje të tillë dukë thënë së një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Sidoqoftë, të njëjtit po vazhdojnë t’i hedhin kunja njëri-tjetrit përmes disa postimeve që kanë ndarë në rrjete sociale.
Finem disa ditë më parë ishte në Kosovë me ç’rast vizitoi edhe kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz, ku edhe postoi pamje nga atje.
Të njëjtën gjë e ka bëre edhe gjatë ditës së djeshme reperi, Don Xhoni, i cili para koncertit në Skenderaj ka vizituar varrezat e Jashareve.
Kjo ka ngjallë reagimin e reperit nga Shqipëria, i cili e ka konsideruar veten ‘meritor’ për vizitën e Don Xhonit në Prekaz.
“Është turp me të djeg. Duhesh mu krenu o ‘patriot’. Shyqyr ta kujtova bilës që shkove”, ka thënë Finem.
Kjo bëri që të ketë edhe reagime të tjera, përfshirë këtu edhe një kërcënim nga ana e Finem.
Në lidhje me këtë nuk ka reaguar ende Don Xhoni i cili mbrëmë ka përformuar në Skenderaj, para mijëra persona që kanë shkuar për ta dëgjuar atë./Insajderi.com