Vdekja e regjisores, Eliza Hoxha e trishtuar për humbjen: “Ma këpute shpirtin!”

Vdekja e regjisores, Eliza Hoxha e trishtuar për humbjen: “Ma këpute shpirtin!”

Shumë personazhe të njohur kanë reaguar sot për vdekjen e papritur të regjisores shqiptare, Arzana Kraja.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, Kraja u gjet e pajetë në lagjen Kalabria në Prishtinë.

 “Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Këngëtarja dhe deputetja e zgjedhur e PDK-së, Eliza Hoxha, është trishtuar për ndarjen nga jeta të Krajës, ndërsa ka shkruar disa fjalë prekëse duke dhënë lajmin e trishtë:

 “Ah bre Arzanë kaq herët? Ma këpute shpirtin. Ngushëllime familjes, kolegëve e miqve”.

Për “Gazetën Express” zyrtarë nga Prokuroria kanë treguar se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, ndërkohë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë.