KOBE NUK KTHEHET, POR PARATË PO

Vdekja e Kobe Bryant i kushtoi familjes së tij ‘qindra miliona dollarë’

Avokati i Vanessas, gruas së Kobe, ka nisur padinë prej 72 faqesh në Gjykatën Supreme të Los Angeles, duke argumentuar se pilotët e helikopterit që po ashtu mbetën të vdekur në aksident, është dashur të kenë shumë më shumë kujdes për gjendjen e helikopterit para se të niseshin në fluturim.

Vdekja e Kobe Bryant i kushtoi familjes së tij ‘qindra miliona dollarë’

Vdekja e basketbollistit të famshëm të NBA, Kobe Bryant, i ka kushtuar familjes së tij me qindra miliona dollarë raporton E! News, të ketë thënë gruaja e tij Vanessa Bryant, transmeton Insajderi.

Sic raportonte E! News më parë, Vanessa ka inicuar padi kundër Island Express Helicopters në Shkurt të këtij viti – më pak se një muaj pasi Kobe dhe vajza e tyre Gianna Bryant mbetën të vdekur në një aksident helikopteri.

Avokati i Vanessas ka nisur padinë prej 72 faqesh në Gjykatën Supreme të Los Angeles, duke argumentuar se pilotët e helikopterit që po ashtu mbetën të vdekur në aksident, është dashur të kenë shumë më shumë kujdes për gjendjen e helikopterit para se të niseshin në fluturim.

Në këto dokumente theksohet se vdekja e Kobe i ka kushtuar familjes së tij me miliona dollarë, ndërsa gruaja e basketbollistit tani po kërkon nga kompania dëmshpërblim ekonomik për shkak të dëmit ekonomik dhe jo-ekonomik që i është shkaktuar familjes së saj me vdekjen e basketbollistit dhe të bijës së tij.

Në padinë gjyqësore thuhet se Kobe kishte një të ardhme të ndritur dhe vdekja e tij kushton me “qindra miliona dollarë” të cilat ai do të mund t’i fitonte po të ishte gjallë.

Në anën tjetër, Island Express ka refuzuar të komentojë mbi këtë situatë pasi është kontaktuar nga E! News. /Insajderi.com