Kim Porter ditë më parë ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare.
Ish bashkëshortja e P. Daddy, Kim Porter është ndarë prej jetës në moshën 47 vjeçare.
Daddy duket shumë i tronditur prej lajmit. Ata ishin të martuar për 13 vite, u shkurorëzuan në 2010.
“Ishim më shumë se miq të ngushtë, ishim më shumë sesa shpirtra binjakë. Ishim një gjë tjetër!”, ka shkruar reperi duke i bashkangjitur edhe një video e cila ka prekur të gjithë ndjekësit e tij, raporton Telegrafi.
Aktorja vdiq pas një sëmundje gripale që iu shndërrua në një pneumoni, thuhet në raportet e para hetimore.
“Tre ditët e fundit jam përpjekur të zgjohem nga ky makth. Por nuk kam mundur. Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty zemër. Më mungon kaq shumë. Sot do të bëj nderime për ty, do të përpiqem të gjej fjalët për të shpjeguar marrëdhënien tonë të pashpjegueshme”.
Ata kanë mbajtur marrëdhënie të mira në saje edhe të përkujdesjes së përbashkët që kishin për tre fëmijët e tyre.
For the last three days I’ve been trying to wake up out of this nightmare. But I haven’t. I don’t know what I’m going to do without you baby. I miss you so much. Today I’m going to pay tribute to you, I’m going to try and find the words to explain our unexplainable relationship. pic.twitter.com/QtVnUrv0ep
— Diddy (@Diddy) November 18, 2018