Vdes aktori i njohur

Vdes aktori i njohur

Ylli i “Friends”, Ron Liebman ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar familja e tij, transmeton Klan Kosova.

Liebman vdiq nga pneumonia të premten në New York, raporton TMZ.

Aktori i ndjerë luajti në shumë filma si “Norma Rae” të vitit 1979,  “The Practice,” “Law & Order” dhe “The Sopranos” .

Variety raporton se ai ishte pranë gruas Jessica Walter dhe mbesës kur vdiq. Ai ishte i martuar më parë me aktoren Linda Lavin.