Aktori i njohur indian, Siddharth Shukla ka vdekur papritur në moshën 40 vjeçare.
Sic raportohet aktori i filmave dhe serialeve dyshohet së ka vdekur nga një atak kardiak.
Një doktor indian tha për rrjetin britanik BBC se shkaqet e vdekjes nuk ishin ende të qarta.
“Ai u soll i vdekur në spital disa kohë më parë”, tha një drejtues i spitalit Cooper Hospital për mediat vendase, duke shtuar se raportimet fillestare tregojnë se ka pësuar një atak kardiak, por për të qenë të sigurte duhet të përfundojmë autopsinë.
Shukla kishte aktruar në shumë filma e seriale të industrisë indiane televizive të njohur si ‘Bollywood’.
“Lajmi ka tronditur industrinë televizive”, tha Rohit Khilnani, kreu i grupit televiziv vendas NDTV.
Pas lajmi të vdekjes së tij shumë miqë dhe kolegë të tij kanë dërguar telegrame ngushëllimi.
Ata shprehnin trishtimin për vdekjen e papritur në moshë kaq të re.
Aktori lë pas nënën e dy motrat./Insajderi.com