
Ka vdekur në moshën 57-vjeçare Mark Avans, babai i këngëtares së njohur, Adele, njofton Insajderi.
Ai vuante nga një sëmundje e kancerit.
Prej vitesh këngëtarja nuk fliste me babanë e saj, megjithatë burimet thanë se ajo është mërzitur për vdekjen e tij.
Një burim tha: “Familja e Markut natyrisht është shumë e mërzitur nga vdekja e tij. Ai gjithmonë shpresonte që marrëdhënia e tij me Adele do të përmirësohej, por ajo mbeti e ashpër deri në fund”, shkruan The Sun.
Adele ishte larguar nga i ati që kur ai e la nënën e saj Penny, kur këngëtarja ishte vetëm trevjeçare./Insajderi.com