Vdes Benjamin Keough, nipi i Elvis Presley-it

Vdes Benjamin Keough, nipi i Elvis Presley-it

Benjamin Keough, nipi i Elvis Presley, ka vdekur, njofton një përfaqësues i nënës së tij, Lisa Marie Presley, shkruan CNN, njofton Insajderi.

Benjamin ka qenë 27 vjeçar.

Ai ka vdekur në Calabasas, Kalifroni, i ka thënë CNN-it, Roger Widynowski.

Ky përfaqësues i familjes, ka thënë se nuk ka informacione se si vdiq i riu.

“Familja Presley janë me zemër të thyer, dhe jashtëzakonisht të mërzitur”, pohoi Widynowski.

“Por, po provojnë të qëndrojnë të fortë, për fëmijët e tij – dy vajzat e tij binjake 11 vjeçare dhe për vajzën më të madhe Riley”.