Vdes Joe Ruby krijuesi i Scooby-Doo

Vdes Joe Ruby krijuesi i Scooby-Doo

Ruby ka krijuar karakteret e famshme të filmit Scooby-Doo bashkë me partnerin e tij kreativ Ken Spears, ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale në moshën 87 vjeçare.

“Ai kurr nuk pushuar së shkruari dhe krijuari, edhe kur u plak”, tha nipi i tij Benjamin Ruby, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Presidenti i animacionit të Ëarner Bro, Sam Register, thotë se “Ruby i ka bërë të shtunat në mëngjes unike për shumë fëmijë, përfshirë edhe mua”.

“Ai ishte një prej krijuesve më profilik në industrinë tonë, që na ka dhënë disa prej animacioneve më të vlefshme dhe ishte kënaqësi e vërtetë ta kishim në studio tona”, ka vazhduar Register.

Ruby filloi punën në Walt Disney Productions pasi kishte shërbyer në marinën amerikane.

“Scooby-Doo, Ëhere Are You?” u lansua në vitin 1969 dhe u shfaq n CBS deri në 1976 duke inspiruar shumë vazhdime dhe filma të bazuara në këtë histori./Insajderi.com