fbpx

Vendet që i kanë zgjedhur të famshmit tanë për të kaluar pushimet

Vendet që i kanë zgjedhur të famshmit tanë për të kaluar pushimet

Shqipëria duket se nuk mjafton për VIP-at tanë për të kaluar pushimet verore në bregdet.

Maldivet dhe Turqia janë sërish vendet, bregdetet e të cilëve të famshmit e estradës sonë kanë zgjedhur për të kaluar disa ditë relaksuese, për të marrë rreze dielli dhe për të bërë shumë fotografi e postime, shkruan Gazeta Express.

Është këngëtarja Kida ajo e cila nuk po i ndahet Turqisë, e cila jo vetëm gjatë kësaj sezone të verës po gjatë gjithë këtij viti duket se më shpesh e kemi parë në vendet bregdetare turke sesa në Kosovë.

Kida po vazhdon të postojë fotografi në bikini duke eksploruar rivierat e ndryshme turke.

Kida madje edhe ka realizuar videoklip për këngën e saj më të fundit, ‘Tela’ me Ermal Fejzullahun pikërisht në Turqi.

E Kida shpesh shoqërohet në këto vende me miken e saj të ngushtë, pikërisht bashkëshortja e Ermalit, Ariana Fejzullahu.

 

Ato kanë kaluar shumë kohë bashkë në Bodrum të Turqisë, për të vazhduar më pas pushimet familjare në Qipro.

Tuna me famlijen e saj gjithashtu ka zgjedhur Turqinë dhe rivierat e saj të bukura, ku po shihet se po argëtohen mjaft shumë.

Ndërsa Luana Vjollca nuk po i ndahet Maldiveve dhe këtë e dëshmojnë shumë fotografi të postuara në Instagramin e saj.

Çifti i dashur shqiptar, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani janë rikthyer në Maldive, këtë herë për t’u martuar, ndërsa Albani ka treguar se ata kanë zgjedhin për të bërë martesën pikërisht vendin ku janë fejuar.

Maldivet i ka zgjedhur edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, i cili po kalon disa ditë në vendin e bukur me të fejuarën e tij.

Genta Ismajli ka zgjedhur vendin e largët të Cancun të Meksikës dhe ka postuar një video mjaft provokuese me pamje fantastike.

 

View this post on Instagram

 

S U M M E R 🇲🇽 N I G H T S

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on

Është modelja shqiptare Emina Çunmulaj ajo e cila ka zgjedhur vendlindjen e saj, Ulqinin, për të kaluar pushimet me dy vajzat e saj, duke pasur mundësinë të zgjedhin çdo vend tjetër të botës.

Dafina Zeqiri është lajmëruar nga Spanja, pasi ajo duket se ka filluar pushimet në vendin luksoz të Ibiza.

Ndërsa Marina dhe Geti këtë herë kanë udhëtuar për në ishullin e largët të Barbados, prej nga po sjellin pamje të mrekullueshme.