
Kylie dhe Kendall Jenner po jetojnë si mbretëresha në kufirin jugor të Meksikës duke shijuar diellin në një kështjellë buzë detit, shkruan TMZ, trasnsmeton Insajderi.
Miliarderja dhe motra e saj modele prenotuan kështjellën super luksoze “Ocean de Sol de Oriente” në Costa Careyes
Vila me 6 dhoma gjumi ndodhet në majë të Gadishullit të La Estrellas – që është spanjisht për Yjet – dhe është e rrethuar nga një pishinë prej 360 gradësh që ofron pamje panoramike të oqeanit dhe plazhit.
Aty shkon mbi 6 mijë dollarë nata dhe ka vend për 12 persona por udhëtimi i vajzave është i rezervuar vetëm për Kylie, Kendall dhe Stassie Karanikolaou.
Më poshtë mund të shihni pamje brenda pronës luksoze. /Insajderi.com