Vepra e Bansky-t shitet për gati 10 milionë dollarë në ankand

Është çmimi i dytë më i lartë i paguar ndonjëherë për një vepër të artistit britanik.

Versioni lozonjar i Banksy-t për një pikturë të famshme Impresioniste është shitur në ankand për gati 10 milionë dollarë, duke e bërë atë çmimin e dytë më të lartë të paguar ndonjëherë për një vepër nga artisti britanik, transmeton Insajderi.

“Show Me the Monet” i është shitur një ofertuesi të paidentifikuar në Sotheby’s në Londër të mërkurën në mbrëmje me 7.6 milionë paund, që përkthehet në 9.8 milionë dollarë. Ajo tejkaloi vlerësimin e saj të sipërm të para-shitjes prej 5 milion paundësh, ose 6.5 milion dollarësh.

Në punën e vitit 2005, Banksy shtoi karrocat e braktisura dhe një kon trafiku portokalli në imazhin e Claude Monet të zambakëve të ujit në kopshtin e tij në Giverny.

Sotheby's to Sell Banksy's 'Show me the Monet' | Barron's

Alex Branczik, kreu evropian i artit bashkëkohor të Sotheby, tha se vepra ishte një nga veprat “më të forta dhe më ikonike” të Banksy-t që u shfaq në ankand. /Insajderi.com

Burimi: Fox Life