Vera e Brad Pitt shitet në restorantin e burrit të së dashurës së tij të re

Vera e Brad Pitt shitet në restorantin e burrit të së dashurës së tij të re

Brad Pitt është duke shijuar një romancë të komplikuar me Nicole Poturalski.

Aktori është në lidhje të hapur me një grua të cilën e ka njoftuar në restorantin e të shoqit në Berlin.

Tani si duket aktori e ka thelluar lidhjen me këta njerëz edhe në aspekt profesional.

Vera që prodhohet në vreshtat e Pitt është duke u shitur në restorantin e Ronal Mary, burri i Nicole Poturalski.

Ironia është që Brad dhe Nicole janë duke kaluar kohë me njëri tjetrin në vilën që ndodhet në këto vreshta, në fshatin Correns në Jug të Francës.

Në këtë vend dhe pothuajse në këtë kohë ai u martua me Angelina Jolie-n, e cila është shumë e mllefosur që ai është duke e bërë aq publike lidhjen e re.

Ndërkohë që Nicole dhe burri i saj janë të martuar që 8 vite dhe madje kanë një djalë. Mirëpo burime kanë treguar që janë në një lidhje të hapur./Insajderi.com