Verdikti i gjyqtarit: Ishte një kafshë që jashtëqiti në shtratin e Johnny Depp, jo ish-bashkëshortja e tij

Verdikti i gjyqtarit: Ishte një kafshë që jashtëqiti në shtratin e Johnny Depp, jo ish-bashkëshortja e tij

Gjykatësi britanik i cili vendosi që Johnny Depp rrahu në mënyrë të përsëritur ish-bashkëshorten, Amber Heard gjithashtu analizoi nga afër pretendimet tronditëse se ajo jashtëqiti në shtratin e tyre martesor – duke vendosur që ishte njëra nga kafshët shtëpiake.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë Andrew Nicol kaloi pothuajse 600 fjalë të gjykimit të së hënës duke analizuar incidentin kryesor që çoi Depp t’i jepte ish-gruas së tij nofkën neveritëse, “Amber jashtëqitja”.

Nën një seksion me titull “jashtëqitje në shtrat”, gjykatësi tha që Depp këmbënguli se sulmi i ishte i rëndësishëm sepse “e çoi atë të konkludonte se martesa e tij me zonjën Heard nuk mund të vazhdonte” dhe shkaktoi një nga luftimet e tyre të shumta.

“Për atë që ia vlen, unë konsideroj se nuk ka gjasa që znj. Heard ose një nga miqtë e saj të ishte përgjegjës”, përfundoi gjykatësi sa i përket jashtëqitjes, fotot e së cilës u treguan në gjykatë si provë.

Nicol vuri në dukje se kjo ndodhi kur Depp ishte larg, domethënë “ishte zonja Heard ajo që kishte të ngjarë të vuante nga jashtëqitjet në shtrat, jo ai”. /Insajderi.com

Burimi: Page Six