Verën e ardhme, Justin Bieber gati për turneun botëror

Verën e ardhme, Justin Bieber gati për turneun botëror

Zyrtarisht, Justin Bieber po nis turneun botëror verën e ardhshme, shkruan Billboard, transmeton Insajderi.

Ai e shtyu tërë turneun e tij ndërkombëtar i cili parashihej të nisej me datën 14 maj për shkak të pandemisë coronavirus.

“Mezi pres që të dal në skenë dhe të lidhem me fansat e mi në këtë turne”, tha Bieber në një deklaratë. “Kemi kaluar kaq shumë këtë vit. Më shumë se kurrë, ne kemi kuptuar se sa shumë kemi nevojë për njëri-tjetrin, dhe sa kuptimplotë mund të jenë këto momente.”

Prodhimi i ridizajnuar i turneut do të thotë se ai nuk do të ndalet në asnjë stadium siç ishte planifikuar fillimisht, por ai do të bëjë 19 ndalesa të reja në arenën në Neë York City, Boston, Atlanta, Chicago dhe më shumë qytete. Artistët mbështetës Kehlani dhe Jaden Smith nuk do të shoqërojnë më Bieber-in, dhe aktet e reja të ftuara do të shpallen në një datë të mëvonshme. /Insajderi.com