
Maskat e fytyrës kanë evoluar shumë shpejt gjatë pandemisë. Në fillim ishin produkt i thjeshtë, e i domosdoshëm, mirëpo me kalimin e kohës, duke u bërë pjesë e përditshmërisë, filluan të evulojnë edhe dizajnet e tyre.
Shumë marka mode filluan të prodhojnë maska fytyrë të dizajneve të ndryshme, jo edhe aq praktike apo mbrojtëse por më shumë si aksesorë që kombinohet me veshjen.
Tani marka e famshme Louis Vuitton ka lajmëruar që do të prodhojë maska mbrojtëse plastike të komplet fytyrës,
Me 30 tetor do të dalin në shitje LV Shield, një mbrojyedr prej plastikes e modës së lartë. Ende nuk është konfirmuar sa do të kushtojë kjo maskë, që do të jetë një prej aksesorëve plastikë më luksoz deri më tani./Insajderi.com
Burimi: Vogue Magazine