Vesa Luma e zhgënjyer me prurjet muzikore të kolegëve të saj gjatë kësaj periudhe

Vesa Luma e zhgënjyer me prurjet muzikore të kolegëve të saj gjatë kësaj periudhe

Në intervistën e saj të fundit në Radion NRG, në emisionin “You and me” nga Zelanda e Re, Vesa Luma foli për jetën e saj në këtë vend, vetë-izolimin me familjen, planet për të ardhmen dhe për muzikën kryesisht, njofton Insajderi.

Në lidhje me muzikën, Vesa thotë se ka pësuar një zhgënjim të vogël sepse ka pritur që kolegët e saj në periudhën e pas-karantinës, që në fakt ka qenë një periudhë tepër e vështirë për shumë familje, të rikthehen me krijime më kuptimplota.

“Një zhgënjim i vogël, që në këto kohë, kam pritur shumë më shumë nga kolegët e mi, sidomos këto kohë të karantinës dhe pas kësaj periudhe tepër të vështirë, kam pritur që kur kolegët e mi të rikthehen do riktheheshin me diçka më kuptimplotë, më cilësore”.

Ajo thekson se një gjë e tillë nuk do t’i bënte kaq shumë përshtypje, po qe se situata do të ishte krejt normale.

Këngëtarja si fund thotë se ndjenë shumë mall për Kosovën, njerëzit e saj e sidomos ushqimin që gatuan nëna dhe vjehrra e saj. /Insajderi.com