Vesa Luma merr guximin dhe pozon pa grim – kështu duket

Vesa Luma merr guximin dhe pozon pa grim – kështu duket

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Vesa Luma, është mjaft e pëlqyer nga publiku.

Biondja është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ndërkohë që në Instagram numëron mijëra fansa.

33-vjeçarja nuk heziton që me ndjekësit e saj të ndajë imazhe dhe video të llojllojshme, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.

Meqë të shumtën e rasteve i shohim të grimosura, Vesa ka vendosur që këtë herë të tregojë pamjen e saj natyrale. “Vetëm katër orë pa gjumë, por nuk më intereson”, është mbishkrimi që ia ka vënë imazhit.

Gjithashtu, këngëtarja Luma tash e sa kohë jeton në Zelandën e re me partnerin e saj, Big Bastën, me të cilin është e martuar prej vitesh dhe ka një djalë.

Këtë kohë, ajo ka qëndruar në trojet shqiptare, gjersa është kthyer edhe me projekte muzikore.