Vesa Luma në një ditë feste si kjo e mërkurë, ka marrë një mesazh prekës.
Këngëtarja, nuk është shumë active në rrjetet sociale, por me anë të imazheve, fansat e saj i mban të informuar për çdo të re rreth saj.
Së fundi, ajo publikoi një mesazh prekës, ku dikush nga ndjekësit i tregoi se vajza që kohë më parë u fotografua me Vesën dhe familjen, vdiq si pasojë e tërmetit që ndodhi në Shqipëri.
“Këtë ëngjëll na e mori zoti nga termeti, vetem te shihje lumturine e saj kur me tregonte fotot që kishte bere me ju”.
Ndërkohë në postimin e saj në Instastory Vesa shkruan “Si te festoj sot, ky mesazh me preku shpirtin”.