Vesa Luma nis mëngjesin me mesazhe urrejtjeje nga përdorues serbë

Vesa Luma nis mëngjesin me mesazhe urrejtjeje nga përdorues serbë

Kur Dua Lipa me anë të disa postimeve promovoi shtetin e Kosovës, nuk iu erdhi aspak për shtati nacionalistëve serbë, njofton Insajderi.

Madje ata si gjithnjë do sulmonin me mesazhe këdo që u pajtua me postimet e Dua Lipës. Ashtu sic ndodhi me moderatoren shqiptare Albana Osmanin, ndodhi edhe me Vesa Lumën.

Këngëtarja që ka kohë që është shpërngulur  në Zelandën e Re me familjen e saj, nisi mëngjesin e sotëm me dhjetëra mesazhe urrejtjeje nga përdorues serbë.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja postoi një screenshot të asaj që është inbox-i i saj në Instagram.

“Çfarë zgjimi i mëngjesit. Kjo fushata e ktyne. Qetësohuni njerëz. Kosova s’ka qenë kurrë e as s’do jetë e juaja” – është shprehur këngëtarja e njohur sipër fotografisë. /Insajderi.com