Vesa Luma po mban premtimin që u kishte bërë fansave prej kohësh

Vesa Luma po mban premtimin që u kishte bërë fansave prej kohësh

Vesa Luma e cila prej kohësh është shkëputur nga Kosova për të jetuar në Zelandë të Re me bashkëshortin dhe djalin, ka disa vjet që nuk ka lansuar këngë të re, njofton Insajderi.

GJatë vitit 2020 ajo paralajmëroi se do të lansonte një bashkëpunim me bashkëshortin, Big Basta m e të cilin numëron disa hite. Por si pasojë e pandemisë kjo nuk ndodhi.

Së fundmi ajo ka bërë të ditur se ka përvjelë mëngët dhe i është futur punës në studio për këngë të reja. Luma ndoshta vonoi po premtimin për këngë të reja po e mban.

Para pesë muajsh, në një intervistë për Radion NRG në emisionin “You and me”, në lidhje direkt nga Zelanda e Re, në lidhje me muzikën, Vesa tha se kishte pësuar një zhgënjim të vogël sepse ka pritur që kolegët e saj në periudhën e pas-karantinës, që në fakt ka qenë një periudhë tepër e vështirë për shumë familje, të rikthehen me krijime më kuptimplota.

“Një zhgënjim i vogël, që në këto kohë, kam pritur shumë më shumë nga kolegët e mi, sidomos këto kohë të karantinës dhe pas kësaj periudhe tepër të vështirë, kam pritur që kur kolegët e mi të rikthehen do riktheheshin me diçka më kuptimplotë, më cilësore”, ishte shprehur ajo.

Ajo theksoi se një gjë e tillë nuk do t’i bënte kaq shumë përshtypje, po qe se situata do të ishte krejt normale. /Insajderi.com