Vesel Kurtishaj, fitues i Big Brother 8 ka folur pas alivanosjes që pati në emocion Live, shkruan Insajderi.com
Ai ishte i ftuar në një emision të ‘KK’, ku gjatë ndërrimit të pozicionit ka rënë përtoke.
Veseli përmes një postimi në Facebook ka qetësuar fansat e tij duke thënë se gjendjen shëndetësore e ka mirë.
“Shoqni, me falni shumë që ju kam shqetësuar. Ke vetëm moment që su ndjeva mirë. Jam mirë e faleminderit shumë për interesimin”, ka shkruar ai.
Fituesi i Big Brother 8 foli për formatin VIP për të cilin u përfol se do jetë pjesë.
Ai ka deklaruar se nuk ka marrë ftesë e as nuk do pranonte të bëhej pjesë edhe sikur të ftohej./Insajderi.com