Veseli debuton me “look-un e Rugovës”

Veseli debuton me “look-un e Rugovës”

Edhe pse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore për balotazhin në 19 komunat kosovare, kryetari i Kuvendit dhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka shkuar të hënën në dy komuna, aty ku PDK-ja është në garë.

Fillimisht takoi homologun  e tij nga Shqipëria, Gramos Ruçi. Veseli isht veshur solemnisht. Me krevat.

Më pas shkoi në Vushtrri, ku ka takuar disa sportist lokal duke u premtuar stadium olimpik. Aty e kishte hequr krevatën.

E kur ka shkuar në Mitrovicë, Veseli është paraqitur me një “look” krejtësisht të ri. Në fakt, një detaj i veshjes së tij e bënë këtë diferencë. Është shalli, që Veseli e ka vënë për herë të parë në paraqitjet e tij publike.

Shalli, si detaj i veshjes, ishte sinonim i presidentit historik Ibrahim Rugova. Gjatë kohës sa Rugova ka qenë president dhe kryetar i LDK-së, dhe shumë vite para kësaj, ai ishte i njohur për përdorimin e shallit si aksesor të veshjeve.