Veseli u dërgon mesazh kriminelëve serbë: Kemi me iu zënë të gjithëve, edhe në Serbi do iu kapim

Veseli u dërgon mesazh kriminelëve serbë: Kemi me iu zënë të gjithëve, edhe në Serbi do iu kapim

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, përmes një konference për media, ka thënë se shteti i Kosovës, do t’i ndjek kriminelët serbë që kanë kryer krime në luftën e fundit në vend.

Veseli u shpreh se krimet e Serbisë në Kosovë, janë të përmasave të gjenocidit.Ai u zotua se do të themelohet një Tribunal Special për krimet e Serbisë në Kosovë.

“Krimet serbe në Kosovë janë të përmasave të gjenocidit. Kanë kaluar dy dekada, aspak nuk është bërë në krejt drejtim. Drejtësia ndërkombëtare se ka bërë punën e vetë për krimet serbe”.“Serbia i ka ditë dhe i din secilin krim që është kryer në Kosovë. Unë e kam marrë iniciativën që do të rezultojë me krijimin e një gjykate ndërkombëtare për masakrat që i ka kryer Serbia, në vitet 1998-1999, dhe krijimi i saj është i domosdoshëm”, ka thënë Veseli.