Lady Gaga këndoi Himnin Kombëtar në përurimin e Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara Joe Biden këtë të mërkurë.
Ajo u vesh me një fustan kuq e zi të dizajnuar nga Daniel Roseberry, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.
Veshja e Gaga-s gjithashtu përmbante doreza dhe bizhuteritë e saj përfshinin një karficë të madhe pëllumbi të artë për të simbolizuar paqen dhe unitetin.
Shumë fansa në Twitter krahasuan fustanin dhe aksesorët e saj me kostumet e veshura nga karakteret e filmit “Hunger Games”. /Insajderi.com
Huge hunger games energy from Lady Gaga pic.twitter.com/FQv5VzYzSz
— B.W. Carlin (@BaileyCarlin) January 20, 2021